Sherri, reagon Tuchel: Faji i gazetarëve, nuk ka asgjë mes meje dhe Mbappes

schedule16:50 - 4 Shkurt, 2020

schedule 16:50 - 4 Shkurt, 2020

Ende vazhdojnë polemikat në Francë për debatin mes Mbappes dhe trajnerit Tuchel. Gjermani vendosi ta zëvendësonte sulmuesin francez, por ky i fundit nuk e priti mirë dhe pati një shkëndijë mes tyre. Është Thomas Tuchel ai që ka reaguar ditën e sotme mbi “sherrin” mes tyre dhe ai tregon se është thjesht një nervozizëm i çastit nga Mbappe.

“Fakti është që aty ka shumë kamera, gazeta dhe tifozë. Ka shumë njerëz që po flasin për këtë. Nuk ka asgjë për ta bërë kaq të madhe. Patëm një debat pasi ai kërkonte të luante akoma. Nuk ka asgjë tjetër,” tregon tekniku gjerman.

“Nuk mendoj se Kylian po e shfrytëzon konfliktin mes nesh për tu larguar nga PSG-ja. Ai është një nga lojtarët tanë dhe është nën kontratë. Problemi është gazetarët dhe tifozët, të cilët duan të flasin për atë që mendojnë vetë. Kjo është arsyeja pse jam i mërzitur. Ka shumë gjëra më pozitive për të folur se sa për këtë episod,” mbyll Tuchel. /abcnews.al