Sherri, polici qëllon me armën e shërbimit/ Thumanë, konflikt me dy kushërinjtë për pronat

schedule15:05 - 26 Korrik, 2024

schedule 15:05 - 26 Korrik, 2024

Një grup hetimor nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, u rikthye mëngjesin e të premtes, në Kodër Thumanë, aty ku mbrëmjen e të enjtes mbetën të plagosur efektivi I policisë Sahit Ahmetaj dhe dy kushërinjtë e tij Adrian Sela dhe Fatos Sela, për shkak të një konflikti të armatosur.

Në vendin e ngjarjes policia ka mundur të mbledh së paku 8 gëzhoja plumbash, ku nga hetimet rezulton se janë qëlluar nga pistoleta e Shërbimit të Sahit Ahmetaj i njohur edhe me mbiemrin Sela, por edhe nga një armë tjetër tip kallashnikov e cila dyshohet se është përdorur nga Adrian Sela.

Sipas hetimeve të deritanishme, kushërinjtë kanë pasur edhe një konflikt fizik mëngjesin e të enjtes, por sherri mes tyre nuk u zgjidh.

Në mbrëmje rreth orës 22:00, efektivi i policisë Sahit Ahmeta, i cili ka qenë jashtë shërbimit, ka marrë vesh se kushërinjtë e tij Adrian Sela dhe Fatos Sela kishin shkuar për të bërë rrethimin dhe vendosjen e kufijve tek një sipërfaqe tokë,  që pretendohej nga polici.

Kjo ka bërë që ai të shkojë drejt vendit ku ndodhej toka, dhe bashkë me të dyshohet se ka qenë edhe djali dhe nipi i tij.

Aty sherri ka nisur fillimisht me përplasje fizike ndërsa më pas  sipas dëshmisë së policit Sahit Ahmetaj armën e ka nxjerrë pasi ka parë se po sulmohet me kallashnikov nga kushërinjtë e tij.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar 8 persona të cilëve u janë marrë deklaratat . disa prej tyre kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur konflikti.

Ndërkohë në spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar efektivi i policisë Sahit Ahmetaj dhe Adrian Sela, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Fatos Sela, sipas mjekëve ndodhet në gjendje më të rëndë për shkak se plagët i ka marrë në pjesën e legenit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!