Mirënjohës që Bashkia e drejtuar nga Partia Socialiste i punësoi bashkëshorten në ndërmarrjen e pastrimit Pelivan Sinanrrapaj u foli miqve të tij për “Rilindjen”, pasi dolën nga lokali ku kishin pirë raki. Këta të fundit e kundërshtuan deri sa përfunduan në konflikt fizik duke e lënë të shtrirë në rrugë.
Pasi dolën nga lokali Fitim Zekaj, Festim Alimerkaj, Ferdinand Meraj dhe Pelivan Sinanrrapaj po ecnin në të njëjtën rrugë pasi shtëpitë i kanë në të njëjtën lagje. Dëshmitarët i thanë policisë se debati me tone të ulëta filloi brenda lokalit. Më pas, nën avujt e alkoolit miqtë kanë ngritur zërin dhe janë përleshur me njeri-tjetrin.
Fqinjët e 57 vjecarit tregojnë se Sinanrrapaj është i papunë por së fundmi bashkëshortja është punësuar nga Bashkia e Ballshit. “Pelivani ishte thjesht një i papunë, që ikte rrugëve të kurbetit me trastë në krahë se kishte tre djem.
Gruan ja futën në punë për njerzillëk që të ushqente ata katër meshkuj, kaq. Doli të blinte hudhra, e gjetën në rrugë dhe dikush lajmëroi policinë, erdhi dhe ambulanca. Më tha djali që dikush ishte vrarë. Me sa di unë është në gjendje të rëndë” tha fqinja.
57 vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Ballshit por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua në spital. Sipas policisë i plagosuri u rrah nga 3 shokët e tij në një lokal në Ballsh. Ata u arrestuan për plagosje të rëndë me dashje një natë më parë./ db/ Abcnews.al