Sherri për pronat në Kurbin/ Zbardhen dëshmitë e vëllezërve Veseli: Valdano Murati nxori pistoletën dhe qëlloi

schedule16:04 - 19 Gusht, 2024

schedule 16:04 - 19 Gusht, 2024

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me konfliktin për pronat në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person. Tre vëllezërit Veseli, kanë qenë duke punuar token dhe atyre u janë afruar Sokol e Pëllumb Murati dhe djali i Sokolit, Valdano Murati 32 vjeç.

Sipas dëshmisë së dhënë nga vëllezërit Veseli, këta të fundit kanë qenë duke punuar tokën që pretendojnë se është pronë e tyre dhe ndërkohë u janë afruar vellezërit Sokol e Pëllumb Murati dhe djali i Sokolit, Valdano Murati, edhe ata me pretendimin se toka është e tyrja.

Pjesëtarët e dy familjeve kanë debatuar fillimisht mes tyre duke kaluar me pas në konflikt fizik ku janë përdorur edhe sende te forta.

Sipas asaj që kanë dëshmuar vellezërit Veseli, ka qenë Valdano Murati që ka nxjerrë në armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar duke plagosur njerin nga vellëzerit. Policia nisi menjehere kontrollet dhe arrestoi Sokol e Pellumb Murati, vëllezer dhe shpalli ne kerkim djalin e Sokolit, Valdano Murati 32 vjec. Pas arrestimit, vëllezërit Murati kanë dëshmuar se edhe njeri nga vellezerit Veseli ka patur arme zjarri me vete dhe e ka nxjerre atë ndërsa po konfliktoheshin. Sipas tyre, pasi ka pare armën e zjarrit ka reaguar Valdano Murati që ka qëlluar në pjesën e barkut njërin prej tyre dhe me pas jane larguar. Policia ka nisur një hetim në lidhje me kete ngjarje, per dinamiken e saj dhe nese ky është një konflikt i mbartur dhe motiveve qe degradoi në përleshje ndërmjet dy familjeve dhe perdorimin e armëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!