Sherri në Vorë/ Identifikohen autorët e përfshirë, shpallet në kërkim i riu që qëlloi me armë

schedule19:35 - 24 Shtator, 2024

schedule 19:35 - 24 Shtator, 2024

VORË- Mbrëmjen e kësaj të martë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një sherr fizik.

Sipas policisë, shtetasit Arbër Gurakuqi, 25 vjeç, dhe Ermir Labe, 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5” janë përplasur me një 31-vjeçar, i cili lëvizte me një mjet tip “BMW”.

Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Nga e shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Policia thotë se ka identifikuar autorin, i cili ka qëlluar me armë dhe po punon për arrestimin e tij./ abcnews.al