Një ngjarje e rëndë është sheënuar pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës. Një sherr qe dyshohet se ka lindur për shkak të një borxhi ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri dhe goditje me sende të forta.
Policia deri tani ka identifikuar 12 persona të përfshirë në ngjarje, nga të cilët dy kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta.
Këta të fundit janë vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët kanë marrë ndihmën e pare ne spitalin e Sarandes. Mes personave të përfshirë në konflikt rezultojnë të jenë dhe 4 efektivë policie, të gjithë me mbiemer Sulejmani, 3 prej të cilëve vëllezer. Ndër të dyshuarit, tashmë i identifikuar rezulton dhe një ish efektiv policie.
Deri më tani në Komisariatin e Sarandës janë dorëzuar vullnetarisht 3 persona, përveç dy të dëmtuarve që ishin shoqëruar më herët në Komisatiat, ndërkohë që hetimet vazhdojne nën drejtimin e Prokurorisë. Në vendngjarje, policia ka gjetur gëzhoja pistolete si dhe automjete të dëmtuara.
Aktualisht po kryhen kontrolle për shoqërimin e personave të dyshuar, ndërkohë që po kqyren kamerat për identifikimin e personave të tjerë./abcnews.al