EMRAT/ Sherri në Sarandë, 4 policë në pranga, AMP: Gjatë konfliktit kanë përdorur armën e shërbimit

schedule19:25 - 2 Janar, 2025

schedule 19:25 - 2 Janar, 2025

Tetë persona janë arrestuar nga AMP mes të cilëve edhe katër policë, lidhur me ngjarjen e raportuar në Sarandë ku 12 shtetas u përfshinë në një konflikt mes tyre.

Gjithashtu dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në njoftimin zyrtar sqarohet se nga punonjësi i policisë gjatë konfliktit është përdorur dhe është qëlluar me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi këtë të enjte rreth orëve të para të mëngjesit në fshatin Gjashtë, ku dyshohet se konflikti me sende të forta, ka nisur për motive të dobëta, larje borxhesh.

Fillimisht ata kanë debatuar e më pas janë konfliktuar duke përdorur edhe sende të forta. Pjesë e konfliktit ishin edhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Në konflikt u përfshinë efektivët e së njëjtit fis, Inklid Sulejmani, Alvaro Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, tre prej të cilëve vëllezër si dhe shtetasit Shemsho Sulejmani, Beqir Çocka, Kristian Xhaferi, Igli Duka, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani.

Ndërsa të dëmtuar mbetën vëllezërit Enea dhe Albion Nexhipi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparat celularë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!