Sherri në PSG-Marseille: Pezullohet Neymar, Gonzalez e Di Maria nën hetim

schedule08:57 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:57 - 17 Shtator, 2020

Komisioni i Disiplinor i LFP ka marrë vendimet mbi sherrin e ndodhur në fund të ndeshjes mes PSG dhe Marseille. Layvin Kurzawa, mbrojtësi i PSG, është ai që është dënuar më shumë duke u pezulluar me gjashtë ndeshje.

Jordan Amavi ia  ka hedhur me tre ndeshje pezullim, kurse Neymar dhe Leandro Paredes pezullohen me nga dy ndeshje dhe nga një tjetër e kanë me kusht, në varësi të sjelljes së tyre. Sulmuesi Dario Benedetto do të qëndrojë jashtë vetëm një ndeshje, ndërkohë pritet vendimi edhe për dy lo9jtarë të tjerë.

Alvaro Gonzalez është nën hetim, pasi ishte një nga pjesëtarët më të rëndësishëm të sherrit dhe Nyemar e ka akuzuar për ofendime raciste. Sa i takon Angel Di Maria, që kamerat e kanë kapur duke pështyrë, ai do të dalë para Komisionit të Disiplinës dhe të japë deklaratën e tij, para se të merret vendimi për dënimin. /abcnews.al