Sherri në Nice – Marseille, merret vendimi përfundimtar nga organet disiplinore

schedule23:55 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:55 - 8 Shtator, 2021

Organet disiplinore në Federatën Franceze të Futbollit kanë marrë vendim për duelin mes Nice dhe Marseille, që u ndal prej futjes së tifozëve në fushën e blertë.

Përfundimisht është vendosur që ai duel të luhet nga fillimi në fushë neutrale, ndërsa Nice shikon t’i hiqet një pikë nga tabela e klasifikimit. Gjithashtu do të duhet të luajë tre ndeshje pa tifozë.

Dënime ka edhe për dy futbollistë. Dimitri Payet, i cili iu kthye tifozëve dhe gjuajti me shishe, pezullohet një ndeshje. E pëson edhe Alvaro Gonzalez, që dënohet me dy takime. / abcnews.al/