Turbina-Dinamo u ndërpre ditën e sotme pas dhjetë minutash, pasi në fillim të ndeshjes miqësore ka pasur sherr. Klubi i Turbinës ka dalë me një komunikatë dhe jep versionin e saj të ngjarjeve, ndërkohë që thumbon edhe Dinamon.
REAGIMI – Duke marrë parasysh ngjarjen e turpshme që ndodhi sot në “miqësoren” Turbina – Dinamo, i detyrohemi një shpjegim tifozëve tanë dhe opinionit publik, duke sqaruar gjithçka ka ndodhur sot.
Gjithçka ka filluar pa startuar takimi, pasi lojtarët e “Real Madrid Albania”, të cilët militojnë prej vitesh në Kategorinë e Parë, nuk pranonin të vishnin jelekët “me ngjyrë” për t’u dalluar nga kundërshtari pas ngjashmërisë në fanella, pasi i veshën ka startuar dhe takimi rreth 15 minuta me vonesë.
Takimi ka filluar me një lojë të fortë sportive nga ekipi vendas dhe lojtarët miq kishin akoma inatin e jelekëve që kishin veshur sepse i kishin prishur look-un dhe inatin e nxorën në këmbët e kundërshtarit.
Gjygjtari ka ndaluar 2 herë lojën, duke paralajmëruar lojtarët. Vetëm pak minuta më pas, rreth minutës së 10-të të ndeshjes, tranjeri portierëve të ekipit të “Madh” ka vrapuar drejt mesfushorit Albi Koldashi, duke e ofenduar dhe duke tentuar të godasë lojtarin.
Ka qenë tranjeri Marcello Torisi që ka kërkuar mbylljen e takimit, duke çuar ekipin në dhomën e zhveshjes. Një gjest kaq i ulët nuk i takon ta bëjë tranjeri i nje ekipi kaq të “Madh” sa është Dinamo e Kategoris së Parë. /abcnews.al