Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri në konviktin e Shkodrës, shoqërohet në polici kujdestarja që dhunoi me sende të forta 65 vjeçaren

schedule11:09 - 27 Mars, 2024

schedule 11:09 - 27 Mars, 2024

Kujdestarja 44 vjeçare në konviktin e Shkodrës, e cila u shpall në kërkim për dhunë ndaj një 65 vjeçareje, është kapur dhe shoqëruar në polici. Sipas bluve të Shkodrës, në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shpalljen në kërkim të shtetases 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat. Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase.”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi paraditen e së martës në konviktin e Shkodrës, ku 44 vjeçarja dhunoi me sende të forta 65 vjeçaren, që qëndronte në godinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!