FOTO/ Sherri në eventin muzikor, momenti ku këngëtarja e njohur tenton të largohet

schedule09:50 - 23 Qershor, 2022

schedule 09:50 - 23 Qershor, 2022

Një incident është shënuar në “Mad Video Music Awards 2022”, një nga evenimentet më të rëndësishme në Greqi. Dy reperët, Light dhe Snik janë përplasur me njëri-tjetrin ku për rrjedhojë ka mbetur e plagosur prezantuesja Roula Koromila.

Një foto që po bën xhiron e rrjetit tregon prezantuesen e cila është ulur në shkallë dhe duket se ka lënduar këmbën. Sherri i ashpër ka ndodhur në kohën kur këngëtarja e njohur Elena Paparizou po përgatitej të merrte një çmim nga Ioanna Paliospyrou.

Në video, Elena Paparizou shihet e tmerruar. Në fakt duket se këngëtarja ka bërë një përpjekje të madhe për t’u larguar. Madje asaj iu desh të shkelte sediljet duke u përpjekur të largohej, ndërkohë që reperët vazhdonin të shkëmbenin grushta.

289486180_2949649325326615_8747951523299268639_n

 

/abcnews.al