Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri në Durrës, zbulohet emri i të plagosurit, u godit me thikë afër zemrës

schedule17:59 - 29 Mars, 2021

schedule 17:59 - 29 Mars, 2021

Një i ri u qëllua me thikë pasditen e sotme në Durrës. I plagosuri është Endri Nekaj 27-vjeç. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari i ABC në Durrës, Leonidha Musai raporton se Nekaj është plagosur pranë zemrës dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, pasi nuk e ka kaluar rrezikun.

Për ngjarjen që ndodhi rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti, policia shoqëroi autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!