Sherri në Borizanë/ Xhelal Rraja u mor në pyetje dhe u lirua nga Policia, pas publikimit të videos shpallet sërish në kërkim

schedule15:30 - 7 Korrik, 2023

schedule 15:30 - 7 Korrik, 2023

Policia e Shtetit ka reaguar me vonesë për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë. Pas dhunës policia shoqëroi vetëm dy persona dhe vetëm pas publikimit të videos, arrestoi katër dhunues dhe shpalli në kërkim tre të tjerë. Sipas kodit penal dhunuesit rrezikojnë deri në 10 vite burg për plagosje të rëndë.

ABC News mëson se të arrestuarit janë Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja.

Sipas gazetares së ABC News, Xhensila Kodra, Xhelal Rraja është marrë në pyetje ditën e djeshme dhe më pas është liruar, ndërkohë pas daljes së videove është shpallur sërish në kërkim.

“Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 11, por që sipas policisë, janë njoftuar me vonesë. Kjo është edhe një nga akuzat që policia ka ngritur për moskallëzimit të krimit, jo vetëm për pronarët e lokalit ku ndodhi kjo ngjarje, por dhe për personat e tjerë.

Përsa i përket Xhelal Rrajës, kemi dhe një fakt interesant se pasi ai u mor në pyetje, ai u lirua nga ana e Policisë së Krujës dhe më pas menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve kaq të tmerrshme, Xhelal Rraja është zyrtarisht një nga tre personat e kërkuar nga ana e policisë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!