Duket se “sherri” mes Igli Tares dhe Claudio Lotito tani po jep edhe pasojat e para. Mes palëve vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje te skuadra e Lazios, edhe pse protagonistët asnjëherë nuk e kanë pranuar diçka të tillë.
Por siç duket nga këto përplasje e ka pasuar djali i drejtorit shqiptar, Etienne Tare, të cilit nuk i është rinovuar kontrata me skuadrën e kaltër, me klubin që i ka bërë dalje Tare Junior, sipas “Lazio Primavera”.
Kësisoji, Tare junior do të largohet nga Lazio dhe do të detyrohet të gjejë një ekip të ri, ndoshta në Serie C. Rezultati i tij në sezonin e fundit të “Primavera 2” ishte 6 gola dhe 2 asiste në 23 ndeshje, shpeshherë nën hijen e paraqitjeve të rëndësishme të Valerio Crespi.
Përtej asaj që do të jetë e ardhmja e Iglit në hierarkinë drejtuese të Lazios, Etienne tani ka përshëndetur stafin dhe bashkëlojtarët, gati për të nisur një aventurë të re. /f.a/abcnews.al