Sherri mes reperëve në qendër të Tiranës, reagon Policia: Masat që u morën

schedule09:49 - 11 Shkurt, 2021

schedule 09:49 - 11 Shkurt, 2021

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sherrin mes disa të rinjve në mes të Tiranës, ku u përfol se të përfshirë ishin dhe reperët Don Xhoni dhe Finemi.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në 13 nëntor të vitit të kaluar në kryqëzimin e rrugës “Xhanfize Keko”.

Sakaq, djemtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që fillimisht u tha pjesë e sherrit me grushte e shqelma ishte Don Xhoni, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qenë reperi Santi, i cili deklaroi se ishte ai i dhunuar nga Finemi.

LEXO EDHE:“S’është turp të rrihesh nga 7 veta”, këngëtari e pranon: Nuk ishte Don Xhoni, unë u dhunova nga Finem

Sipas tij arsyeja që në rrjet qarkulloi emri i Don Xhonit është për shkak se ai është bërë shumë i famshëm kohët e fundit dhe kanë tentuar të marrin nga fama e tij e duke e përfshirë në këtë ngjarje për të cilën ka tërhequr edhe denoncimin në gjykatë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!