Sherri mes pronarëve të pallatit, pronarja e tokës: Allmuça i mbytur në borxhe, banesat i shet disa herë

schedule11:22 - 13 Janar, 2021

schedule 11:22 - 13 Janar, 2021

Mosmarrëveshjet mes dy bashkëpronarëve të pallatit në ndërtim tek rruga “Ndre Mjeda” në Tiranë kanë bërë që edhe afati i përfundimit të objektit të shtyhet.

Kjo ka sjellë edhe zemërimin e banorëve që kanë blerë hyrje tek pallati që po ndërtohet nga Albert Allmuça dhe Sino Llanaj.

Duke folur për mikrofonin e ABC, Jemine Durishti thotë se është pronare e një pjesë të tokës ku është ndërtuar ndërsa shton se biznesmenët kanë për t’i dhënë 4800 euro.

Zonja u shpreh po ashtu, se dy biznesmenët i kanë shitur hyrjet nga dy ose tre herë, ndërsa shton se Albert Allmuça nga i cili ajo pret pagesën, është i “mbytur” në borxhe.

Lexo edhe: Borxhe e mosshlyerje pagesash: Si përfundoi tek plumbi konflikti mes dy biznesmenëve në Tiranë

“Kam 4,800 euro për të marrë. Kam tre muaj që vij e ai mshifet. Më thotë do t’i jap, se jam gjysh, se do marr kredi, unë i du se do shtrohem në spital. Me Bertin (Albert Allmuça) e kam konfliktin.”

Ndërsa, e pyetur nëse për çështjen u është drejtuar autoriteteve, Jemineja tha: “Kushedi sa njerëzve u ka marrë lekët dhe s’ua ka dhënë. Të gjithë, i ka shit nga tre herë një hyrje. Është mbyt në borxhe. Kushedi sa borxhe ka për të dhënë. Nuk kam fuqi për të shkuar në polici, jam e sëmurë.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!