Sherri mes fqinjëve në Greqi është “zgjidhur” me një bllok betoni.
Njëri prej tyre 78-vjeç u arrestua nga policia pasi pas debateve që kishte pasur me fqinjin e tij 77-vjeçar i kishte hedhur një bllok betoni në kokë duke e lënë të plagosur.
Mosmarrëveshjet mes tyre kishin nisur për shkak të konfliktit në lidhje me banesat.
77-vjeçari është dërguar në spital për shkak të lëndimeve të rënda trupore. m.v/abcnews.al