Pas viteve konflikt për një rrugë ku kalonin dhe debateve sot në mëngjes dy vëllezërit Musai, 78 vjeç dhe Hazizi, 70 vjeç janë konfliktuar fizikisht me sende të forta.
Fillimisht Haziz Musai ka sulmuar me sëpatë vëllain, Nazifin, e më pas ky i fundit ka marre armen tip pistoletë dhe e qëlloi me një plumb ne kokë.
Shefi komisariatit të Lushnjës komisar Edmond Pjetraj tregon dinamikën e ngjarjes. “Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie ka agravuar në përdorimin e armës. Njëri nga vëllezërit ka goditur me armë zjarri vëllain tjetër, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjës. Autori është kapur dhe janë sekuestruar të gjitha mjetet e përdorura në këtë ngjarje”, tha Pjetraj.
Ne vendngjarje janë forcat e shumta policie dhe po dokumentojnë ngjarjen.
Nazifi është me dëmtime të lehta në spitalin e Lushnjës ndërsa Hazizi ka një plagë me armë zjarri në kokë dhe u transportua në spitalin e Traumës. Gjendja e tij është kritike për jetën. Nazifi po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja, mjeti prerës që përdoret për korrjen e barit.
/abcnews.al