Sherri mes adoleshentëve në Tiranë/ I plagosuri, jashtë rrezikut për jetën. Ka marrë goditje në kokë

schedule15:29 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 15:29 - 9 Dhjetor, 2024

13 vjeçari që mbeti i plagosur mesditën e së hënës gjatë një sherri me bashkëmoshatarët pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë ndodhet te spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku raporton se ai ka marrë goditje kryesisht në kokë.

“Aktualisht është në monitorim nga bluzat e bardha. 13-vjeçari ka marrë hematomatoma të ndryshme në trup, kryesisht në kokë, dhe veçanërisht në njërin sy. Goditjen më të rëndë e ka marrë në njërin sy”, raportoi gazetarja.

Në konfliktin që nisi pas përfundimit të një ndeshjeje basketbolli u përfshinë pesë adoleshentë. Forcat Shqiponja ndërhynë menjëherë duke shmangur edhe përshkallëzimin e konfliktit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!