Ndërron jetë një prej nxënësve të përfshirë në konflikt pranë shkollës “Fan Noli”, ngjarje e ndodhur mesditën e së premtes në kryeqytet.
ABC News mëson se si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua në zemër, 14-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkaq, një tjetër nxënës 14-vjeçar është plagosur, pasi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht, gjendja e tij është e qëndrueshme.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit midis nxënësve./abcnews.al