EMRAT/ Sherri me sende të forta në Palasë, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë

schedule18:35 - 27 Gusht, 2024

schedule 18:35 - 27 Gusht, 2024

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon hetimet për konfliktin fizik që ndodhi në ambientet e një kompleksi në Palasë.

Në njoftimin e saj, policia bën me dije se është bërë i mundur identifikimi i dy personave si dhe shpallja në kërkim i tyre. Po ashtu në kërkim janë shpallur dhe dy persona të moshave 28 dhe 49-vjeç, pasi goditën me sende të forta një 42-vjeçar dhe një person tjetër.

Më konkretisht, janë shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri,

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!