Prokuroria e Barit ka kërkuar 28 vjet burg për 30-vjeçarin shqiptar Ogert Laska. Ky dënim u lexua përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda. I riu shqiptar akuzohet për vrasjen e të moshuarës Rosa Maria Radicci 71 vjeç, ngjarje e ndodhur më 13 Nëntor 2016.
“Ai donte të vriste punëdhënësin e tij që kishte qëlluar më parë ndaj tij. Por në pamundësi për të vrarë atë shqiptari u hakëmor duke vrarë nënë e tij”, tha gjatë leximit të aktakuzës prokurori Luciana Silvestris.
Avokati mbrojtës i 30-vjeçarit përsëriti duke u shprehur se klienti i tij është i pafajëshm dhe se duhej lënë i lirë.
Sipas avokatit të shqiptarit Rocco Viggiano, “në shtëpinë e viktimës është gjetur edhe ADN-ja e një burri tjetër, i cili asnjëherë nuk është identifikuar. Ai mund të jetë vrasësi i vërtetë”.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të moshuarën e kishte qëlluar me më pas mbytur me një qese mbeturinash.
Vrasësi i dyshuar i ka mohuar gjithmonë akuzat për vrasjen e të moshuarës. Ai u arrestua disa javë pas krimit ku falë materialeve të marra nga kamertat e sigurisë ai ishte parë duke dalë nga shtëpia e viktimës.
Prokuroria beson se ai e vrau atë për hakmarrje, pasi disa muaj më parë kishte pasur një sherr me djalin e saj. Shqiptari madje kishte qëlluar në drejtim të tij në restorantin që kishte italiani.
Në gjykimin dy djemtë, nusja dhe nipi i viktimës kanë bërë padi civile. Seanca e radhës gjyqësore ndaj shqiptarit do mbahet më 1 Mars./abcnews.al