Sherri me Gjergj Lucën, Luçiano Boçi flet për Abcnews.al: Më kërcënoi me jetë

schedule14:56 - 18 Mars, 2021

schedule 14:56 - 18 Mars, 2021

Luçiano Boçi kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan ka sqaruar përplasjen me biznesmenin Gjergj Luca. Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot.

I kontaktuar nga abcnews.al Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!