David Ornstein, gazetari i britanikes The Athletic, raportoi disa orë më parë se tek Arsenali ka ndodhur një sherr midis David Luiz dhe Dani Ceballos.
Braziliani kishte goditur spanjollin ofensiv në hundë, duke i shkaktuar gjakosje, episod që mendohet se ka ndodhur javën e kaluar tek ekipi i Premier League.
— Daniel Ceballos (@DaniCeballos46) November 19, 2020
Sipas gazetarit anglez, të dy futbollistët kanë kërkuar falje të martën për veprimet e tyre, dita kur ekipi i Mikel Artetës rinisi seancat stërvitore.
Një lajm i rremë sipas Dani Ceballos. 24-vjeçari iberik ka bërë një postim të shkurtër në Twitter, aty ku mohon që të ketë ndodhur përplasja mes tij dhe David Luiz. /abcnews.al