Përplasja e përgjakshme në qendër të Athinës mes bandave shqiptare mbrëmjen e së shtunës, 2 korrik, tronditi mbarë vendin fqinj dhe jo vetëm.
Nga përleshja ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë dhe të plagosur 3 persona mes tyre dy efektivë policie, kanë dalë në pah të “palarat” e bandave shqiptare që vepronin në Athinës.
Sipas autoriteteve greke 2 nga 3 shqiptarët e vrarë, konkretisht Adil Tefa nga Korça 48 vjeç dhe Gëzim.A 46 vjeç rezulton të jenë arrestuar 2 herë në tetë muajt e fundit për trafikim droge.
Ekspertët e kriminalistikës në Greqi flasin për dy anëtarë të një organizate kriminale, të cilët edhe pse ishin arrestuar shumë herë, qarkullonin të lirë nëpër Athinë.
Sipas autoriteteve greke 46-vjeçari që u qëllua dhe më pas u përplas nga “Benzi” arrestuar në të kaluarën shtatë herë për krime që variojnë nga trafiku i drogës deri te grabitja dhe mbajtja e armëve pa leje, ndërsa 48-vjeçari i armatosur, kriminel i nivelit më të ulët sipas medieve greke ka një historik të gjatë në grabitje shtëpish dhe vrasje.
Për policinë greke tashmë është e qartë ajo që ndodhi në Kato Patisia .
Dy të vdekurit shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar” me pistoleta.
46-vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar dhe se tashmë bashkëjetesa e tyre në të njëjtën bandë ishte e pamundur.
Njëri nga të dy duhej të fshihej nga harta.
Në fund të dy u vranë, ndërkohë një person i tretë e pagoi me jetë konfliktin mes dyshes.
Protothema.gr raporton se nëntë persona në total pjesë në përleshjen e përgjakshme në qendër të Athinës.
Tre ndërruan jetë dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohen.
Gjithashtu, policia po kërkon të gjejë kokat e mëdha që komandojnë bandat shqiptare të drogës që po pushtojnë Athinën./abcnews.al/