Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri i pronarëve të aeroportit/ Behgjet Pacolli thirret në Prokurori: Qeveria s’ka faj

schedule13:33 - 31 Tetor, 2025

schedule 13:33 - 31 Tetor, 2025

TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli është marrë të premten në pyetjet nga prokuroria e Tiranës, për më shumë se 3 orë e 30 minuta, lidhur me konfliktin që ka me aksionerët për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Pas marrjes në pyetje nga Prokurori Ndini Tavani, Biznesmeni Behgjet Pacolli tha se ka dhënë një dëshmi  lidhur me konfliktin që ka.

“Dhashë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar, dhe si person i informuar duket se është e drejtë që të shkoj dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjegjës”, tha Pacolli.

Më tej Pacolli tha se i vëllai, Emin Pacolli ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës kundër, palës tjetër që është aksionere në Aeroportin e Vlorës, konkretisht ndaj Valon Ademit, të kompanisë “2A Grop”.

“Vëllai im ka bërë kallëzim dhe unë isha si person i informuar për të plotësuar dosjen me informata. Isha si person për të dhënë informata mbi ato që di”, u shpreh Pacolli.

Pacolli theksoi se ne këtë sherr e përplasje Qeveria nuk ka asnjë lidhje.

“Qeveria nuk ka asgjë të bëjë. E padrejtë që të përmendet dikush nga qeveria. E kam lënë në duart e drejtësisë”, tha ai.

Por si nisi konflikti mes aksionerëve?  Valon Adem I cili zotëron 2% të aksioneve në aeroportin e Vlorës, e ka akuzuar Behgjet Pacollin për mashtrim, pasi pretendon se ma anë të një zyre noterie, ka blerë nga Pacolli edhe 47% të aksioneve. Por kjo gjë nuk pranohet nga dy vëllezërit Emin dhe Behgjet Pacolli, të cilët pretendojnë se nuk kanë firmosur asgjë në noteri për sa I përket 47% tjetër të aksioneve për Aeroportin e Vlorës.  Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!