Sherri i përgjakshëm në Mamurras, kush është vajza që i futi në sherr, “tradhtoi” ish-bashkëjetuesin për grupin tjetër

schedule10:55 - 23 Shkurt, 2022

schedule 10:55 - 23 Shkurt, 2022

ABC ka zbardhur detaje të reja nga sherri masiv i ndodhur orët e para të mëngjesit të së hënës në Mamurras. Dy grupe u përplasen me armë zjarri duke qëlluar për disa metra dhe Gentian Diva dhe Alban Skonja mbetën të plagosur.

Burime për ABC bëjnë të ditur se sherri ka ndodhur për një vajzë. Kjo e fundit ka bashkëjtuar me një nga vëllezërit Lleshaj dhe dyshohet se përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike. Pas një kohhe, vajza u larguar dhe qëndronte me grupin tjetër të familjes Diva.  Kjo ka sjellë edhe acarimin mes dy grupeve ku janë plagosur dy personat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Mamurras. Vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj nga Mamurrasi ngacmuan vajzën që ndodhej në shoqërinë e kushërinjve Gentian dhe Andi Diva dhe mikut të tyre Alban Skonja. Dy grupet nisën debatit pranë shinave të trenit. Më pas në qendër të qytetit vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzë.

Menjëherë 19 vjecari Andi Diva u kundërpërgjigj me armë. Nga të shtënat u plagosën 39 vjeçari Alban Skonja, nga Durrësi dhe Gentian Diva, 40 vjec nga Fushë-Mamurrasi.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar Andi Diva, i cili është nip i Gentian Divës. Në banesën e 19 vjeçarit policia sekuestroi një pushkë dhe 20 fishekë.

Po ashtu janë shpallur në kërkim vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj.  Njëri nga të plagosurit, Gentian Diva, ka qenë I dënuar për një vrasje të kryer gjatë një grabitje në vitin 1997 dhe 2 vjet më parë ka dalë nga burgu. Gjithashtu ai është i vëllai i Enver Divës, i cili është në burg pasi akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës në prill 2020. /abcnews.al/