Sherri i dhunshëm tek shkolla “1 Maj”, policia: Shoqëruam 8 persona

schedule23:51 - 26 Prill, 2021

schedule 23:51 - 26 Prill, 2021

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar 8 persona të përfshirë në sherrin e dhunshëm të ndodhur në qendrën e votimit tek shkolla “1 Maj” në kryeqytet.

Sipas policisë rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, shërbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!