Gjithçka mund të ndodhë kur këto skuadra janë përballë.
Vërtet që në Spanjë është “El Clasico” sfida më e nxehtë, por nuk mbetet prapa derbi Real-Atletico.
Personazhe të shumtë si Burgos, Mourinho, Simeone, Ramos, Pepe apo Diego Costa janë përballur e përleshur, por nuk mendohej se ky mentalitet ekzistonte në moshat fare të vogla.
Gjithsesi, kjo është e vërteta, dhe u pa kur u botua një video përpara derbit të Madridit për moshën deri 12 vjeç.
Kapiteni i Atletico, reagon ashpër në ceremoninë e dhënies së dorës, duke goditur në krah lojtarin rival.
Kritikat ishin të shumta për këtë sjelle, ndërsa mediat theksuan se “ndikimi I trajnerit të Atletico, Simeone, përshkon klubin në të gjitha nivelet”.
Gjithsesi, kjo është e kuptueshme për të gjithë ata që e njohin se çfarë është futbolli dhe se çfarë do të thotë një derbi.
Atletico-Real nuk bën përjashtim dhe është padyshim një nga sfidat më të ashpra dhe më të nxehta në Europë dhe në të gjithë botën, e krahasueshme me një Boca-River apo Rangers-Celtic. /abcnews.al