Sherri i bujshëm me Kate Middleton, zbulohen detaje të reja nga Meghan Markle

schedule22:14 - 12 Mars, 2021

schedule 22:14 - 12 Mars, 2021

Meghan Markle kishte dërguar një email drejtuar Pallatit Buckingham, duke kërkuar që të përgenjeshtronte artikullin, në të cilin thuhej se kishte bërë për të qarë kunatën, Kate Middleton në dasmën e saj. Email-i është publikuar nga mediat e huaja, ku Dukesha e Sussex-it informoi mbretërit për informacionin e sajuar në artikullin e botuar nga Tatler.

Në artikull thuhej se Kate dhe Meghan kishin debatuar rreth veshjeve të vajzave për dasmën dhe se kjo e fundit e kishte bërë Kate-n të qante. Kjo u përgenjeshtrua nga Meghan në intervistën e dhënë pak ditë më parë për Oprah Winfrey, duke thënë se në fakt ishte Kate që e kishte bërë për të qarë atë.

Princi Harry, Meghan Markle, Kate Middleton, Princi William

Në emailin drejtuar ndihmëses së saj, Markle shprehet se familja mbretërore nuk bëri asgjë për të përgenjeshtruar lajmet. “Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë.” shkruhej në një pjesë të email-it. /abcnews.al

Londër, Angli 28 Prill Lr Princ Harry, Meghan Markle dhe Catherine, dukeshja e Kembrixhit marrin pjesë në forumin e parë vjetor të fondacionit mbretëror të mbajtur në aviva më 28 shkurt 2018 në Londër, Angli nën temën duke bërë një ndryshim së bashku, ngjarja do të shfaqë programet drejtuar ose iniciuar nga fotoja e fondacionit mbretëror nga chris jackson wpa imazhe të bukura

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!