Komisariati nr.3 në Tiranë u kthye në një skenë krimi mbrëmjen e kësaj të hëne. Efektivi Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se mes autorit dhe viktimës ka ndodhur një konflikt banal. Autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa viktima ishte prej 20 vitesh polic.
Sakaq, në një komunikatë paraprake për mediat, policia bën të ditur se grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ndërkohë, autori i dyshuar është ndaluar dhe ndodhet në ambientet e komisariatit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.
Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.
Pamjet nga vendngjarja:
g.v/abcnews.al