Sherret mes adoleshentësh/ Albert Prenkaj: Politika autoritare është model për të rinjtë, kjo qasje çon në dhunë

schedule17:45 - 19 Nëntor, 2024

schedule 17:45 - 19 Nëntor, 2024

TIRANË- Shqipëria një ditë më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një fëmijë 14-vjeçar u godit për vdekje me thikë disa metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij.

Ky fenomen shqetësues, i cili po vjen në rritje, ishte temë diskutimi në emisionin “Ballkan Update” në ABC News.

Ambasadori Albert Prenkaj, u shpreh se shoqëritë tonë, sidomos ato të Ballkanit Perëndimor janë të ekspozuara ndaj fenomeneve të tilla dhe për fat të keq shtoi ai edhe gjuha që përdorin politikanët shërben si model nga të rinjtë.

Ai shtoi se politika autoritare krijon shtigje të reja për dhunën në shoqëri.

“Politika e rajonit tonë në përgjithësia, në Shqipëri, Kosovë dhe në shtete e tjera të rajonit është politikë autoritare. Janë model për të rinjtë dhe të rinjtë reflektojnë atë që shohin, atë që është model për ta. Politikanët mund të shërbejnë dhe si model për adoleshentët, por edhe aktorët që mund të luajnë lojëra të dhunshme”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!