EMRAT/ Sherr për pronën, policia: Si u plagosën dy vëllezërit në Shkodër

schedule10:01 - 8 Shtator, 2021

schedule 10:01 - 8 Shtator, 2021

Shkodër-  Është zbardhur plagosja e dyfishtë e ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Fshatin e Ri në Shkodër.

Sipas policisë, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  Lad Gruda., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  Ilir Grudën., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit Lad Gruda. Më pas dy vëllezërit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër-  Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  Lad Gruda., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin Ilir Gruda., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit ,  të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!