Kurbin- Një 25-vjeçar ka mbetur I plagosur rëndë në qytetin e Laçit pas një sherri mes disa personave të tjerë. Mësohet se Llej Lika ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup të shkaktuara nga sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak ndërsa personat që kanë dhunuar të riun nuk janë identifikuar ende.
ABC mëson se shkak i këtij sherri ka ndodhur për një vajzë , ku më pas të rinjtë kanë dhunuar me sende të forta 25-vjeçarin, ku ky I fundit për shkak të plagëve të rënda që ka marrë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.e.l/abcnews.al/