Abcnews.al sjell detaje të reja në lidhje me konfliktin, i cili ndodhi pak më herët në qytetin e Korçës, në lagjen 1 Maji.
Konflikti midis dy burrave dyshohet se ka ndodhur për një grua.
Ndërkohë mësohet se autori dhe i plagosuri janë nga komuniteti egjiptian. I plagosuri Sokol Duro është jashtë rrezikut për jetën.
46-vjeçari ka vetëm thyerje të këmbës pasi është goditur nga autori me pjesën e pasme të sëpatës.
Policia po punon për kapjen e autorit
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje
/abcnews.al/