Dy vëllezër të mashave 23 dhe 26 vjeç janë lënduar si pasojë e një sherri me dy vëllezër të tjerë në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Çakerri”, pranë një xhamie, ku shkak dyshohet të jetë konflikt për motive të dobëta.
“Sot, rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit 36 vjeç, dhe 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me dy shtetas, 26 vjeç 23 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar lehtë dy prej tyre dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin policisë.