Sherr në Tiranë, i dehuri zihet me një grua, ndërhyn policia, përfundon në spital

schedule19:10 - 29 Qershor, 2021

schedule 19:10 - 29 Qershor, 2021

Një 38-vjeçar në gjendje të dehur është konfliktuar me një grua mesditën e sotme në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 14:30 në rrugën “Skënder Luarasi” 38 vjeçari me inicialet A.K. u konfliktua verbalisht me shtetasen E. T.

38-vjeçari ka kundërshtuar për shkak të detyrës edhe punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Policia njofton se aktualisht ai ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!