Një konflikt ka ndodhur përpara stacionit të furgonave në Shkodër për transport pasagjerësh.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi”. Policia ka arrestuar 63-vjeçarin pasi u konfliktua fizikisht për arsye konkurrence me 53-vjeçarin dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
/abcnews.al/