Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr tek spitali “Shefqet Ndroqi”/ Laboranti plagos infermierin, largohet nga vendi i ngjarjes

schedule12:37 - 23 Shtator, 2025

schedule 12:37 - 23 Shtator, 2025

Dashamir Çajka 32 vjeç, me detyrë imazherist, pas debatit, qëlloi me një gërshërë, disa herë 35-vjeçarin Mikel Osmani, duke i shkaktuar dy plagë, në krah dhe në brinjë.

Mikel Osmani, me detyrë infermier, ndodhet në spitalin e Tramuës, jashtë rrezikut për jetën. Në një dëshmi të shkurtër dhënë para oficerëve të policisë, ai ka thënë se me Dashami Cajkën, nuk ka pasur konflikte të mëparshme por gjithçka ka nisur pas një debate në punë.

Pasi kreu plagosje, Dashamir Çajka ka ikur në këmbë, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij. Çajka kishte disa vite që punonte pranë spitalit Shefqet Ndroqi, ndërsa sipas dëshmive të dhëna nga stafi mjekësor në këtë spital, ai nuk ka pasur problem të tjera në punë.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!