Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr në Shkodër/ Dy persona bëjnë për spital 33-vjeçarin

schedule13:41 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 13:41 - 28 Dhjetor, 2023

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër. Mësohet se dy persona kanë rrahur një 33-vjeçar, i cili ka shkuar për kurim në spital.

“Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi, 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën ” Isa Jakupi” e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!