Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr në plazhin e Radhimës/ Burri kanos policët për një hapësirë toke

schedule13:44 - 11 Gusht, 2020

schedule 13:44 - 11 Gusht, 2020

Një konflikt ka ndodhur rreth dy orë më parë në plazhin e Radhimës.

Mësohet se shtetasi me iniciale “E.A” ka  kundërshtuar punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, pasi pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Sakaq, bëhet me dije se pasi i ka kanosur, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon  për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A,  dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!