Sherr në PD-në e Korçës, sekretari dhunon kryetarin

schedule17:28 - 6 Shtator, 2022

schedule 17:28 - 6 Shtator, 2022

Kryetari i PD në Korçë është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.

Abc mëson se kryetari Devis Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.

Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!