Sherr në një servis në Gjirokastër, plagoset me thikë një person

schedule16:14 - 21 Gusht, 2024

schedule 16:14 - 21 Gusht, 2024

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në një servis automjetesh në vendin e quajtur “Ura e lumit”, ku një 25 vjeçar, pas një sherri të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me thikë një 38 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia./abcnews.al