Sherr në një lokal në Vlorë, policia në vendngjarje

schedule13:26 - 28 Shkurt, 2021

schedule 13:26 - 28 Shkurt, 2021

Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në një local në Vlorë.  Siç raporton për abcnews.al gazetari Elton Nika policia ka mbërritur në vendngjarje.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihen shkaqet e grindjes. Gjithçka ka ndodhur pranë një lokali në afërsi të zonës së quajtur “Alessandria”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!