Sherr në një lokal në Gramsh, dy persona përfundojnë në spital

schedule09:21 - 11 Korrik, 2020

schedule 09:21 - 11 Korrik, 2020

Një konflikt ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në një lokal në qytetin e Gramshit. Abcnews.al mëson se konflikti ka agravuar në dhunë mes dy personave, të cilët kane pasur njohje më herët me njëri – tjetrin.

Njëri prej tyre ka marrë lëndime në trup si pasojë e sherrit, ndërsa tjetri ka marrë shërbimin mjekësor në spital pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se njëri nga personat që është konfliktuar është pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas policisë konflikti thuhet se ka nisur për motive të dobëta. Ndërkaq, uniformat blu vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!