Sherr mes disa personave në një hotel në Sarandë, arrestohet 19 vjeçari shqiptar dhe një francez

schedule12:16 - 25 Gusht, 2024

schedule 12:16 - 25 Gusht, 2024

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës mes disa personave në një hotel në Sarandë.

Sipas policisë, një 19 vjeçar nga Saranda dhe një francez janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe shkaktuar dëme materiale në hotel.

Për pasojë, në pranga kanë rënë 19 vjeçari dhe francezi që u konfliktua me dy të tjerët.

“Komisariati i policisë Vlorë arrestoi shtetasit L. I., 19 vjeç, banues në Sarandë, dhe shtetasin francez D. T., 19 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2, Sarandë, janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!