LIBRAZHD – Një sherr i paprecedentë ka ndodhur në një fshat të Librazhdit, ku një 50-vjeçare ka dhunuar një grua tjetër.
Sipas policisë L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.
Tashmë 50-vjeçarja është vënë nën hetim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.
/abcnews.al/