Tashmë çarja në opozitën parlamentare është tepër e dukshme. Pas akuzave në distancë mes Korab Litër dhe Rudina Hajdarit, sherri ka zbritur në tavolinë.
Gazetarja Esiona Konomi bën me dije për abcnews.al se Hajdari ka shtyrë për herë të dytë konferencën e njoftuar më parë për shkak të debateve në mbledhjen e këtij grupi.
Mësohet se ka një debat se kush është kreu i këtij grupi, Korab Lita që thotë se ka mbështetjen e shumicës së deputetëve apo Rudina Hajdari që thotë se mbështetët edhe nga pesë deputetët e rinj që kanë hyrë rishtaz.
Gjatë ditës së sotme, Korab Lita deklaroi nga selia e Kuvendit se nuk do të lejonte që kreun e grupit të tyre ta caktonte Gramoz Ruçi duke akuzuar njëkohësisht edhe Rudina Hajdarin. /abcnews.al