Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur këtë të shtunë në Kavajë. Mësohet se një shtetas i panjohur ka plagosur me thikë një 55-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të panjohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al